Betonierja përplas disa makina në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur në gjendje të rëndë

19 Qershor 2024, 07:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një aksident ka ndodhur pak para mesnate në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se një betoniere e cila kreu manovra të pa-kontrolluara në autostradë, ka përplasur disa makina dhe për pasojë është dëmtuar një person i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërkohë grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit në autostradë.


Video