Apeli i Gjykatës së Posaçme ka refuzuar ankimimin e Arben Ahmetajt për kontrollin e banesës së bashkëjetueses së tij.
Përmes këtij vendimi Apeli e konsideron të rregullt kontrollin e para 20 ditësh ndërkohë që duket mbetet në fuqi sekuestroja që i është vendosur banesës.
Gjyqtari Dhimitër Lara nuk ka pranuar ankimimin e deputetit socialist ndaj vendimit që lejoi kontrollin e banesës së bashkëjetueses së Ahmetajt në Hamallaj.
Ahmetaj kërkoi të cilësohej antikushtetues ky vendim pas, për lejimin e kontrollit të banesës së bashkëjetueses së tij me pretendimin se duhej marrë miratim nga Kuvendi.
Kujtojmë se me 9 mars shtëpia e partneres së ish-ministrit të Financave, Arben Ahmetaj u kontrollua nga Byroja Kombëtare e Hetimit.