Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Shkodër.
Burime zyrtare të policisë thonë se një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në ajër, në lagjen Guerrile.
“Rreth orës 20:05, në lagjen “Guerrile”, afër livadheve, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, në ajër. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, tha policia e Shkodrës në një njoftim zyrtar për mediat.
Fillimisht u tha se të shtënat kishin qenë në drejtim të një banese, në pronësi të një efektivi policie.
Megjithatë, zyrtarisht policia thotë se bëhet fjalë vetëm për të shtëna në ajër. Arsyet mbeten të paqarta.