SKANDALI me pagat/ Akuzohen se nxorën listën, 4 të akuzuarit dënohen me shërbim prove

29 March 2023, 10:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

SKANDALI me pagat/ Akuzohen se nxorën listën, 4 të akuzuarit

Katër të akuzuarit lidhur me skandalin e pagave ku u publikuan të gjitha rrogat së bashku me të dhënat private të shqiptarëve do të dënohen vetëm me shërbim prove. Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për të akuzuarit:

Eni Qirjako, 32 muaj shërbim prove

Andi Agaraj, 4 vite shërbim prove

Klodian Sota, 32 muaj shërbim prove

Endri Ikonomi, 32 muaj shërbim prove

Kujtojmë se skandali me pagat dhe me të dhënat e tjera persona trondit vendin në fund të vitit që lamë pas. Tre dokumente me të dhënat personale dhe konfidenciale të rreth 650 mijë qytetarëve shqiptarë, mes të cilave dy me pagat dhe një tjetër me targat e makinave, qarkulluan në rrjetet sociale, duke cënuar kështu privatësinë e çdo qytetari.

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama justifikohet duket pretenduar se një “dorë destabilizuese” i kishte nxjerrë me qëllim të dhënat, version që iu hodh poshtë nga Prokuroria.


Video