Altin Dumani nga Shkodra: Shkatërrojmë grupet kriminale!

25 January 2024, 11:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Altin Dumani nga Shkodra: Shkatërrojmë grupet kriminale!
Altin Dumani

Altin Dumani deklaroi nga Shkodra se SPAK ka kapacitetet për tu përballur me grupimet e strukturuara kriminale e ka treguar se është në gjendje të përballet me grupet kriminale që kanë lidhje edhe me politikën.

Thyerja e mitit të pandëshkueshmërisë, sipas kreut të SPAK, është e lodhshme, por jo e pamundur.

"Kemi kapacitete për tu përballur me grupimet e strukturuara kriminale. Kemi dhe prova. Ne po tentojmë të thyejmë mitin e pandëshkueshmërisë. Është e lodhshme e vështirë, por ne po e bëjmë pavarësisht emrit apo pushtetit që kanë patur individit. Në SPAK kemi ndryshuar filozofinë e kërkimit të provës me metoda speciale," ka thënë Dumani. 

Duke u ndalur tek lufta kundër korrupsionit Dumani u shpreh se kemi përdorur të ardhurat nga pasuritë e konfiskuara dhe kemi investuar në teknologji.

"Kemi përdorur të ardhurat nga pasuritë e konfiskuara dhe kemi investuar në teknologji. Për të qenë të sukseshëm në luftën kundër korrupsionit duket legjislacion i mirë dhe struktura të specializuara dhe këto struktura duhet të kenë pavarësi. Ne kemi pavarësi totale e garantuar nga kushtetuta. Nuk kemi marrëdhënie varësie me pushtetet e tjera. Por gjithçka varet nga integriteti i secilit prokuror dhe gjykatës, mund të jesh i pavarur por zgjedh të flirtosh me pushtetin"

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndodhej sot në Shkodër në një takim në Universitetin e Shkodrës me studentët.

Takimi vjen në kuadër të një projektit të Komitetit Shqiptar të Helsinkti mbi luftën kudnërr korrupsionit.


Video