Aldo Bare kërkon në Gjykatën e Lartë uljen e dënimit

15 September 2025, 16:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aldo Bare kërkon në Gjykatën e Lartë uljen e dënimit
Aldo Bare

I dënuari me burgim të përjetshëm Aldo Bare ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë duke kërkuar uljen e dënimit.

Mësohet se Bare kërkon 45 ditë ulje dënimi, që i takojnë vitit 2018.

Gjykata e Lartë ka hedhur shortin dhe kërkesën e Bares do ta shqyrtojë Sandër Simoni.

Kjo nuk është hera e parë që Bare kërkon ulje dënimi, me arsyetimin për sjellje të mirë. Edhe në vitin 2023 ai përmes avokatëve bëri të njëjtën kërkesë.


Video