Akuzohet se u merrte lekë studentëve për provimet, pezullohet nga detyra rektorja e Universitetit në Shkodër

22 June 2023, 11:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Akuzohet se u merrte lekë studentëve për provimet, pezullohet nga
Suzana Golemi

Pezullohet nga detyra rektorja e universitetit të Shkodrës, “Luigj Gurakuqi”

Vendimi u firmos sot (22 qershor) nga ministrja e Arsimit Evis Kushi.

Vendimi u mor për shkak të shkeljeve të rënda të ligjit pas publikimit të një videoje dje (21 qershor) në një emision investigativ ku denoncohet fakti se u paguan 150 euro për të marrë një provim. 

Ministria e Arsimit ngarkoi në ushtrimin e funksioneve të rektorit Znj. Rajmonda Kërçira me detyrë zëvendësrektor në Universitetin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi", gjatë kohës së pezullimit.

Akuzohet se u merrte lekë studentëve për provimet, pezullohet nga



Video