Aksidentohet familja shqiptare në Gjermani, mes të lënduarve, edhe tre fëmijë

8 January 2026, 09:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksidentohet familja shqiptare në Gjermani, mes të lënduarve,
Gjermani

Gjashtë persona, përfshirë tre fëmijë të vegjël, anëtarë të një familjeje shqiptare, janë plagosur në një aksident të rëndë që ka ndodhur mëngjesin e 7 janarit në Liedermatte, afër Waldshut-Tingen në Gjermani, pranë kufirit me Zvicrën.

Aksidenti ka përfshirë një kamion dhe makinën ku po udhëtonte familja shqiptare, e cila po kthehej nga Kosova, shkruajnë mediat gjermane.

Familja është nga fshati Ratkoc i Rahovecit dhe të aksidentuarit kanë pësuar lëndime të rënda. Fëmijët që ndodheshin në makinë kishin moshë nga 5 muajsh deri në 3 vjeç. Ata u transportuan me helikopterë shpëtimi, ndërsa shkalla e lëndimeve të tyre ende nuk është e qartë.

Sipas informacionit të dhënë nga policia, shkaku i aksidentit ende nuk është i qartë. Përplasja bëri që një nga pasagjerët të mbetej i bllokuar në makinë dhe të nevojitej ndërhyrja e zjarrfikësve. Aksidenti ndodhi pak para se familja të arrinte në vendin ku jeton.

Për këtë aksident, u aktivizuan disa helikopterë shpëtimi.


Video