Aksidenti tragjik në Itali/ Si humbi jetën 22-vjeçarja, foshnja e saj dhe motra me vëllain (Emrat)

31 October 2022, 12:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksidenti tragjik në Itali/ Si humbi jetën 22-vjeçarja, foshnja

Aksidenti tragjik ditën e djeshme në Itali, u mori jetën 4 shqiptarëve si dhe la të plagosur rëndë një tjetër. Familja shqiptare prej 5 personash po udhëtonte në një makinë tip “Fiat”, kur shoferi humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me murin e një shtëpie.

Përplasja ishte e fortë dhe nga aksidenti humbi jetën një 22-vjeçare, fëmija i saj dhe motra me vëllain e 22-vjeçares, ndërsa bashkëshorti, shoferi 30-vjeçar ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në aksident humbi jetën Shane Hyseni 22 vjeç, djali i saj Mattias Lame një vit e gjysmë, 8-vjeçarja Rejana Hyseni (motra e Shane Hysenit) dhe 11-vjeçari Resat Hyseni (vëlai i Shane Hysenit).

Policia po punon për zbardhjen e aksidentit dhe dyshohet se makina ka qenë me shpejtësi të madhe, por nuk dihet ende shkaku i aksidentit.

 


Video