Aksident tragjik në bypass-in e Vlorës/ Përplasen tre automjete, një i vdekur dhe tre të plagosur, dy mjete shkrumbohen nga flakët

9 Qershor 2026, 08:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes, një furgon dhe një veturë janë përfshirë nga flakët dhe janë shkrumbuar plotësisht.

Ndërkohë, në një automjet tjetër, të tipit BMË, një person ka mbetur i bllokuar brenda. Bëhet fjalë për një person rreth 40 vjeç, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën në vendngjarje.

Për shkak të dëmtimeve të rënda dhe deformimit të mjetit nga përplasja, trupi i viktimës ndodhet ende brenda automjetit.

Ekipet e zjarrfikësve po punojnë për prerjen e llamarinave dhe nxjerrjen e trupit.

Situata paraqitet tepër e rëndë, ndërsa autoritetet vijojnë veprimet në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë në spital janë shoqëruar dhe tre te plagosur.


Video