Aksident në Velipojë, makina përplaset me motoçikletën, arratiset shoferi

13 June 2022, 22:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në Velipojë, makina përplaset me
Aksident Ilustrim

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Shkodër-Velipojë. Një makinë ka përplasur një motoçikletë në afërsi të rrugës së plazhit në Velipojë.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës ndërkohë që drejtuesi i makinës është larguar nga vendi i ngjarjes.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Shkodrës nën kujdesin e mjekëve. 

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.


Video