Aksident në Tiranë, makina përplas këmbësoren te materniteti "Mbretëresha Geraldinë"

9 April 2023, 12:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në Tiranë, makina përplas këmbësoren te
Foto ilustruese

Një aksident automobilistik është regjistruar paraditen e kësaj të diele në Tiranë, në afërsi të maternitetit "Mbretëresha Geraldinë".

Autoritetet zyrtare bëjnë me dije se mjeti me drejtues shtetasin N. I., ka aksidentuar një shtetase (këmbësore) rreth 50 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Video