Kroçera me turistë nuk ankorohet dot në Portin e Vlorës, ja shkaqet

9 April 2023, 10:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kroçera me turistë nuk ankorohet dot në Portin e Vlorës,
Kroçera me turistë në Vlorë

Një kroçerë me turistë në bord ka mbetur pa u ankoruar në Portin e Vlorës paraditen e kësaj të diele. 

Shkaku ka qenë moti i keq, pasi deti është me dallgë. Një tjetër shkak janë bërë edhe punimet që po bëhen për kalatat e Portit.

Mësohet se turistët që ndodhen në bordin e kroçeres do të zbresin me barkat e anijes.


Video