Administratori i ‘Integrated Energy’: Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri nuk janë pronarët e inceneratorit të Tiranës

8 Prill 2023, 19:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Administratori i shoqërisë koncesionare Integrated Energy, Herman Daniel Vermulen

Administratori i shoqërisë koncesionare Integrated Energy, Herman Daniel Vermulen, në një intervistë për MCN, tha se pagesat e marra për inceneratorin e Tiranës nuk janë para që nuk shkojnë për personat e shpallur në arrati. Ai mohoi që kompania që administron të ketë lidhje me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin.

Herën e fundit na thatë se asnjë prokuror i SPAK nuk ka ardhur në zyrën tuaj, ndërkohë drejtuesi i ri, Altin Dumani deklaroi se po kryhen veprime të shumta hetimore këtu. Po tani a keni patur vizita nga prokurorët dhe a jeni marrë në pyetje?

SPAK nuk ka ardhur asnjëherë në zyrat tona por mund të konfirmoj me ta për gjithçka kemi në dorë, më shumë se kaq s’mund të jap informacion.

Çfarë lidhje keni ju me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, a keni komunikuar ndonjëherë me ta pasi opozita hodhi akuza se ata janë pronarët e vërtetë të inceneratorit të Tiranës?

Nuk i njoh këto njerëz që sapo përmendët, por mund të them me siguri se ata nuk janë pronarët këtu, nëse doni të shihni doni të verifikoni për pronarët shihni regjistrin e Dhomës Tregtare.

A jeni takuar ndonjëherë me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj apo kryeministrin Edi Rama,  çfarë ndikimi kanë ata këtu?

Unë asnjëherë nuk e kam takuar kryebashkiakun apo kryeministrin.

Çfarë ndodh nëse SPAK vendos nën sekuestro inceneratorin e Tiranës, me diferencat e pagesave rezulton se del me fitim, a do ishte më e arsyeshme dhe më me pak kosto që inceneratorin ta administronte vetë shteti?

Nëse situata vjen e tillë që do të kalojë nën administrimin e shtetit kjo është diçka që unë nuk e kontrolloj dot, nuk e  parashikoj dot, se di se çfarë mund të bëjnë me gjithë këtë investim. Shpresoj shumë që të vijohet me këtë projekt. Ka potencialet maksimale mund t’ju siguroj se është një projekt shembull për qytetarët e Ballkanit. Qytetarët shqiptarë duhet të jenë krenar për këtë vepër dhe ne po përpiqemi për këtë. Mendoj se nuk do na punësonin apo jepnin këtë koncesion.

 

 

Video