Rrugët vazhdojnë të marrin jetë, aksident me vdekje gjatë natës në Shkodër

9 April 2023, 08:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rrugët vazhdojnë të marrin jetë, aksident me vdekje
Foto ilustruese

Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Shkodër- Velipojë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasi Z. L., 54 vjeç, banues në fshatin Gomsige e Re, Velipojë duke drejtuar motomjetin e tij pa targa, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe motomjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e akisdentit 54-vjeçari ka ndërruar jetë në vend. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Video