Aksident në Lungomaren e Vlorës, makina përplas kalimtaren

28 September 2024, 21:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në Lungomaren e Vlorës, makina përplas kalimtaren
Aksidenti në Vlorë

Një aksident ka ndodhur në Lungomaren e Vlorës mbrëmjen e sotme.

Një makinë tip "VW" ka goditur një grua rreth 55 vjeçe, e cila ka marrë dëmtime në pjesën e kokës, nga goditja në pjesën e parë të xhamit të makinës.

E dëmtuara është shoqëruar ne spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i makinës ndodhet në polici ku po jep shpjegime rreth aksidentit.



Video