Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, mjeti përplaset me barrierat metalike. Një i plagosur

16 August 2024, 08:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, mjeti përplaset me
Pamje nga aksidenti

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Gocaj. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore.

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar me urgjence për ndihme mjekësore në spital.

Ndërkohë policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.


Video