Aksident me vdekje në Kukës, kamioni i kromit zë poshtë shoferin

29 July 2024, 09:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident me vdekje në Kukës, kamioni i kromit zë poshtë
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kukës.

Shoferi i një kamioni të ngarkuar me krom në Kalimash ka humbur jetën.

Nga të dhënat e para mësohet se, viktima është identifikuar si S. Lugja.

Mendohet se kamioni është batuar duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme drejtuesit të mjetit.

Drejtuesi i mjetit ishte shofer e një firme që shfrytëzon kromin në Kalimash.


Video