Aksident me vdekje në Dimal, makina përplas 50-vjeçarin që lëvizte me biçikletë

25 December 2024, 12:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident me vdekje në Dimal, makina përplas 50-vjeçarin që
Foto ilustruese

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Dimal, ku një makinë ka përplasur 50-vjeçarin që lëvizte me biçikletë.

Policia ka arrestuar shtetasin M. Xh., 68 vjeç, banues në fshatin Gajdë, Dimal, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin L. K., 50 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.

Shtetasi L. K., si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.


Video