Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident i rëndë ka ndodhur pas mesnate në aksin Vorë-Fushë Krujë në afërsi të fshatit Hasan.
Një autoveturë tip ‘Benz’ e cila drejtohej nga Indrit Mahmuti 23 vjeç ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbrojtëset metalike të rrugës të cilat e kanë ndarë thuajsë në dysh autoveturën.
Për pasojë drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë më fraktura në kokë e dëmtime të ndryshme.
Shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e madhe me të cilin po udhëtonte mjeti.
Për të nxjerrë të riun nga mjeti është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve.