Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.
Dy makina janë përplasur "kokë më kokë" dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona, ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Njëri prej të plagosurve në gjendje të rëndë është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Forcat e policisë po hetojnë shkaqet e aksidentit, që paraprakisht besohet të ketë ndodhur për shkak të shpejtësisë së lartë dhe manovrave të gabuara.