“PO VD*S”/ Gazetari publikon mesazhin RRËQETHËS të pacientes me k*ncer: Nuk e blej dot ilaçin!

25 Mars 2025, 14:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mesazhi RRËQETHËS

Gazetari Osman Stafa ka denoncuar një rast tejet të rëndë, se si një qytetare e ka të pamundur të sigurojë medikamentin kundër kancerit, për shkak të pamundësisë ekonomike për ta blerë atë.

Një një postim në rrjetet sociale, gazetari Stafa ka publikuar mesazhin e një pensionisteje nga Patosi, e cila përpos sëmundjes së diabetit i është shfaqur edhe ceroza në mëlçi, dhe më pas i ka prekur organet e tjera jetësore.

“Zonja Ministre e Shëndetësisë Albana Koçiu lexojeni këtë mesazh”, shkruan gazetari Osman Stafa teksa publion mesazhin denoncues:

Referuar mesazhit të bërë publik, qytetarja ankohet se përveç gjendjes së rënduar për shkak të sëmundjes, nuk mundet ta sigurojë ilaçin pasi shteti nuk e ofron mundësinë e rimbursimit.

Edhe pse i është drejtuar Fondit të Rimbursimit të Ilaçeve, qytetarja shkruan se as aty nuk ka gjetur zgjidhje.

“PO VD*S”/ Gazetari publikon mesazhin RRËQETHËS të

Përmes këtij denoncimi dhe mesazhit të zonjës së moshuar të bërë publike, gazetari Osman Stafa i ka kërkuar ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu që t’i japë zgjidhje rastit dhe atyre të ngjashme me to.

Video