73-vjeçarja dhunohet barbarisht nga bashkëshorti në Pogradec. Niset me helikopter drejt Traumës në Tiranë

27 June 2026, 18:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
73-vjeçarja dhunohet barbarisht nga bashkëshorti në Pogradec.
Foto ilustruese

Një grua 73-vjeçare mbeti e plagosur rëndë pasi u dhunua me bastun nga bashkëshorti i saj, rreth 80 vjeç, pas një konflikti të çastit në banesën e tyre.

Ngjarja ndodhi këtë të shtunë në lagjen nr. 1 të Pogradecit.

E moshuara ka pësuar dëmtime në kokë dhe, pas ndihmës së parë në spitalin e Pogradecit, do të transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.

Autori është shoqëruar në komisariat, ndërsa policia po heton rrethanat e ngjarjes.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh në Pogradec i dhunës në familje, ku vetëm pak ditë më parë bashkëshorti goditi me thikë bashkëshorten duke i shkaktuar plagë të rënda, ndërsa ditën e sotme një i moshuar bën për spital bashkëshorten e tij.


Video