
SHËNIM/ 'Dritëhijet' e kandidatëve të rinj më të VOTUAR në Shqip...
15 Maj, 11:16Fokus
Shtatë kandidatë kanë dorëzuar dokumentet e tyre për të qenë pjesë e strukturës drejtuese së Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Ata janë Maksim Begaj, Mentor Cuku, Jon Keta, Armando Salla, Alban Kalaja, Julian Markodhe Erjon Tema, të cilët aktualisht shërbejnë si agjentë të BKH.
Dokumentet janë dorëzuar pak ditë më parë e ndërsa ata do të rishikohen dhe më pa njeri prej tyre do të marr postin e zv. drejtorit të byrosë kombëtare të hetimit.
Kjo strukturë është një nga më të rëndësishmet pasi së bashku më prokurorët e posaçëm hetojnë zyrtarë të lartë.
Aktualisht drejtoreshë e BKH është Aida Hajnaj, ndërsa kreu i SPAK, Altin Dumani ka bërë thirrje që të shtohet organika me agjentë.