EMRI / Arrestohet ish-oficeri i policisë në Lezhë

15 Korrik 2024, 16:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese / AMP

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për ish-oficerin e policisë së Lezhës.

Gjykata e Shkallës së Parë kishte caktuar masën e arrestit për 29-vjeçarin Klisman Nikolli, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Dy vite më parë ish-oficeri Klisman Nikolli u shpall në kërkim nga AMP, pasi dyshohej se gjatë ushtrimit të detyrës në Komisariatin e Lezhës, ka lejuar kultivimin e kanabisit në zonën e Njësisë Administrative Ungrej.

Njoftimi i AMP:

Pas hetimeve të thelluara nën drejtimin e Prokurorisë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë ndaj ish-oficerit të policisë K.N., 29 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
 
Dy vite më parë ish-oficeri K.N. u shpall në kërkim nga AMP, pasi dyshohej se gjatë ushtrimit të detyrës në Komisariatin e Lezhës, ka lejuar kultivimin e kanabisit në zonën e Njësisë Administrative Ungrej.
 
Lufta kundër kultivimit të kanabisit, parandalimi dhe goditja e paligjshmërive në rradhët e policisë së shtetit vazhdon në mënyrë sistematike, intensive, me një bashkëpunim të të gjithë institucioneve ligjzbatuese.

EMRI / Arrestohet ish-oficeri i policisë në Lezhë
Klisman Nikolli

Video