23 të shoqëruar nga policia/ Deputetët e opozitës: Kërkojmë takim me shefin e Komisariatit Nr. 1, Elton Shahini, por ai fshihet

24 Janar 2026, 22:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Deputetët e PD futen brenda Komisariatit Nr.1 dhe përplasen me policinë

Ndonëse protesta e opozitës ka përfunduar, tensionet ende nuk kanë përfunduar.

Policia deri më tani ka shoqëruar 23 protestues të shoqëruar dhe për shkak të kësaj, në Komisariatin Nr.1 në kryeqytet ka tensione.

Deputetet e Partisë Demokratike, mes të cilëve edhe Gazment Bardhi, u përplasën me policinë në ambientet e brendshme të komisariatit, ku janë shoqëruar protestuesit.

Ata kërkuan takim me Shefin e Komisariatit Nr. 1, Elton Shahini, por ky i fundit refuzoi të dilte nga godina e Komisariatit.

Sipas Tomor Alizotit, Elton Shahini ka nxjerrë efektivët e policisë për të ndaluar deputetët, duke shmangur përballjen me ta dhe duke u fshehur në Komisariat.

"Çfarë problemi ka. Pse është kjo mbrojtje. Duam të takojmë shefin e policisë e pyesim si është puna për hallexhinjtë që keni kapur. Na sqaroni”, thotë Tomorri.

23 të shoqëruar nga policia/ Deputetët e opozitës:
Elton Shahini

Në mbështetje të policisë ka mbërritur dhe një grup i “Shqiponjave” që është në gatishmëri.



Video