Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Të enjten në orën 09:30 do të zhvillohet masa e sigurisë ndaj të arrestuarve që u kapën pas operacionit të SPAK ku dyshohet se janë përfshirë në trafik ndërkombëtar të kokainës, pastrim parash dhe sigurim kushtesh për vrasje.
Por përveç masës së sigurisë ish-zv/drejtori i Rendit në Policinë e Tiranës, Erzen Breçani, shefi i Krimeve në komisariatin nr. 6, Dedan Gjoni, Bujar Ajeti e Besmir Murati në seancën e nesërme do të merren në pyetje.
Në lidhje me këtë çështje është vendosur në detyrim paraqitje Jonida Babameto.
Ndërkohë janë shpallur në kërkim Ervin Mata, Ismail Zeneli, Artan Sulejmani, Albert Prenga, Bajram Grabova dhe Eraldi Breçani.