SKANDALI i Wizz Air/ Kompania zbret pasagjerët nga avioni: Kemi defekt serioz!

22 November 2023, 11:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SKANDALI i Wizz Air/ Kompania zbret pasagjerët nga avioni: Kemi defekt
WizzAir

Wizz Air vijon me bëmat e tij që i ka kthyer kështu udhëtimet e qytetarëve në një makth me vonesat apo me anulimin e fluturimit në minutën e fundit.

Një tjetër ngjarje është shënuar ditën e sotme ku dhjetëra qytetarë mëngjesin e sotëm kanë kaluar procedurat në aeroport dhe më pas janë ngjitur në avionin e Wizz Air për në Treviso.

Fluturimi do të niste në 6.50, ndërsa pas një ore në bord pasagjerët janë njoftuar se avioni ka një defekt serioz dhe se duhet të zbrisnin.

Pasagjerët kanë zbritur nga avioni janë dërguar sërish në terminal dhe janë lënë në terr.

Pas një ore, WizzAir është kujtuar që të lajmërojë pasagjerët se udhëtimi për shkak të defektit është shtyrë për në orën 11.15.

Për më tepër shikoni videon e publikuar nga NewsBomb

@newsbomb.albania ????????SKANDAL/ WizzAir pas një orë pritjeje zbret nga avioni pasagjerët dhe i njofton se avioni ka difekt #wizzair #albaniantiktok ♬ original sound - newsbomb.albania

Video