Vrasje me armë zjarri në Sarandë, qëllohet me plumb në kokë biznesmeni (EMRI)

7 Maj 2026, 22:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto nga vendi i ngjarjes dhe viktima Rexhep Ismaili

Një vrasje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Gjashtë të Sarandës.

Sipas informacioneve paraprake, viktimë ka mbetur Rexhep Ismaili, pronar i një karburanti.

Ismaili është qëlluar me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.

Vrasje me armë zjarri në Sarandë, qëllohet me plumb në
Rexhep Ismaili

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se Ismaili ka marrë një plumb në kokë, duke humbur jetën në vend.

Ngjarja ka ndodhur pranë pikës së karburantit në pronësi të 66-vjeçarit.

Rezulton se Rexhep Ismaili është dhe kryetar i Shoqatës Çamëria, dega Sarandë.

Në zonë kanë mbërritur menjëherë forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar perimetrin dhe po punojnë për grumbullimin e provave dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.


Video