Zelensky cakton “vijën e kuqe” për negociatat me Rusinë

16 April 2022, 19:33Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zelensky cakton “vijën e kuqe” për negociatat me
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, ka deklaruar se nëse eliminohen ushtarët që mbrojnë Mariupol atëherë bisedimeve të paqes me Rusinë do t’i jepet fund.

Ndërsa qyteti jashtë Kievit është thuajse i shkatërruar nga granatimet e rënda, presidenti ukrainas se Mariupol mund të ndodhet në një situatë tejet të vështirë.

“Dua të qartësoj se eliminimi i ushtrisë tonë, i djemve tanë do t’i japë fund të gjitha negociatave”, ka thënë ai.

Ai më tej shtoi se Ukraina nuk do të tregtojë as territorin dhe as njerëzit e saj: “Sa më shumë vende si Borodyanka të ketë, aq më e vështirë do të jetë”.


Video