Putin: Gjobë ose burg për ata që e krahasojnë Bashkimin Sovjetik me Gjermaninë naziste

16 April 2022, 16:05Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Putin: Gjobë ose burg për ata që e krahasojnë Bashkimin
Vladimir Putin

Deri në 2 mijë rubla ose 15 ditë arrest për qytetarët e thjeshtë dhe 5 mijë e 20 mijë rubla gjobë dhe pezullim nga gjashtë muaj në një vit për zyrtarët publikë, si dhe 50 mijë rubla për fondacionet dhe shoqatat.

Këto janë gjobat e urdhëruara nga presidenti rus Putin për ata që krahasojnë ish Bashkimin Sovjetik me Gjermaninë naziste.

Një masë që forcon linjën nacionaliste të udhëheqjes së tij, ndërkohë që veprimet e forcave ruse në Ukrainë krahasohen në Perëndim me ato të trupave naziste.

Periudha sovjetike është ajo që pa zgjerimin më të madh të fuqisë ruse dhe për këtë arsye shihet si pozitive nga shumë rusë.

 

 


Video