Rusia e shpalli "non grata", qeveria britanike: Jemi të vendosur, mbështesim Ukrainën

16 April 2022, 15:42Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rusia e shpalli "non grata", qeveria britanike: Jemi të vendosur,
Foto ilustruese

Pas vendimit të Rusisë për të ndaluar Boris Johnson dhe politikanë dhe anëtarë të tjerë të qeverisë britanike të hyjnë në vend, ka reaguar Britania e Madhe.

Një zëdhënës i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar ka thënë për "The Guardian":

“Mbretëria e Bashkuar dhe partnerët tanë ndërkombëtarë qëndrojnë të bashkuar në dënimin e veprimeve të qortueshme të qeverisë ruse në Ukrainë dhe duke i bërë thirrje Kremlinit të ndalojë luftën. Ne mbetemi të vendosur në mbështetjen tonë për Ukrainën”.


Video