Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Seanca gjyqësore ndaj Erion Veliajt është shtyrë për më 13 tetor, në orën 10:00, pasi asnjë prej të pandehurve dhe as mbrojtësit e tyre nuk u paraqitën në gjykatë, në zbatim të vendimit të Këshillit të Dhomës së Avokatisë.
Në seancë ishte i pranishëm prokurori Ols Dado, i cili kërkoi gjobitjen e avokatëve për mosparaqitjen në proces, si edhe pezullimin e afateve të paraburgimit për të pandehurit.
Pas tërheqjes në dhomën e këshillimit, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Elsa Ulliri vendosi të gjobisë avokatët me nga 50 mijë lekë secilin.
Gjykata vendosi gjithashtu pezullimin e afateve të paraburgimit për kryetarin e Bashkisë.