Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin kombëtar Peqin–Elbasan, ku një pasagjere ka ndërruar jetë.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pazari”, në segmentin rrugor Pajovë–Bishqem, ku janë përplasur dy automjete.
Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, si pasojë e përplasjes janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve, ndërsa një pasagjere, Drita Xhaja 70 vjeçe, e cila fillimisht u raportua në gjendje të rëndë, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e emergjencës mjekësore dhe shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të plotë të aksidentit.