“Berisha të largohet bashkë me Ramën”, protestuesi: Revolta është e qytetarëve, jo e Sali Berishës

5 October 2026, 20:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Berisha të largohet bashkë me Ramën”, protestuesi:

Këtë të hënë mbahet protesta e 128-të para kryeministrisë, ku qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.

Një prej protestuesve në sheshin para Kryeministrisë denoncoi sipas tij, veprimtarinë korruptive të qeverisë, duke deklaruar se kryeministri Edi Rama “e ka marrë peng vendin”.

Ai u ndal edhe te thirrja e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili u kërkoi demokratëve të bashkohen me protestën qytetare ditën e enjte.

Protestuesi u shpreh se protesta nuk është e Berishës, por e qytetarëve, duke kërkuar mospërfshirjen e tij në të.

“Edi Rama e ka marrë peng këtë vend. Të merren pasuritë! Ky është kryeministër, kryetar i SHISH, është i të gjithave. Shqiptarë, të mblidhemi edhe më shumë! I them edhe Sali Berishës: largohu, se je nëna e krimit; bashkë me Ramën jeni njësoj. Po mban peng rotacionin politik! Tani thërret protestë para Parlamentit. Kjo është protestë e qytetarëve, jo e Sali Berishës!”, u shpreh protestuesi.


Video