Tragjedi në spitalin e Vlorës/ Dyshohet se u vetëhodh nga kati i tretë, humb jetën pacientja 75-vjeçare!

6 October 2026, 10:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tragjedi në spitalin e Vlorës/ Dyshohet se u vetëhodh nga kati i

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të natës në spital, ku një grua e moshuar dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i godinës. 

Bëhet fjalë për një rreth 75-vjeçare, me origjinë nga Borshi, e cila ishte e shtruar në repartin e kirurgjisë. Pavarësisht ndërhyrjes së stafit mjekësor, e moshuara ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.  

Sipas të dhënave paraprake, në momentin e ngjarjes gruaja dyshohet se ka pasur edhe familjarë që e shoqëronin në spital. Policia ka nisur verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video