Publikohet një pjesë nga projekti me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, duke zbuluar për herë të parë se bëhet fjalë për një dokumentar.
Në fragmentet e publikuara rikthehen disa prej përgjimeve që asokohe bënë bujë në opinionin publik dhe zunë një vend të konsiderueshëm në raportimet mediatike mbi çështjen Tahiri.
Këtë herë, publiku ka mundësinë të dëgjojë për herë të parë audion origjinale të përgjimeve.
Në njërën prej bisedave të përgjuara, bashkëbiseduesit diskutojnë mbi targat e automjeteve të zyrtarëve të lartë shtetërorë, duke përmendur automjetin Audi dhe emrin e Saimir Tahirit, të cilit njëri prej tyre i referohet si Kryeministër.
Vetë ish-ministri i Brendshëm ka reaguar me ironi, teksa ka ndarë fragmentin në rrjetet sociale.
“Sa mirë mund ta njohësh partnerin…në krim? Mua për shembull, grupi im kriminal më kishte emëruar Kryeministër, promovim që e mora vesh vetëm nga përgjimet…Work in progress….?”, shkruan Tahiri.