VIDEO/ Dalja e videove intime, Kryemadhi: Askush s’ka punë me dhomën e gjumit të tjetrit!

1 October 2026, 11:35Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Dalja e videove intime, Kryemadhi: Askush s’ka punë me
Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi ka reaguar ditën e sotme lidhur me videot intime të personazheve të njohur të ekranit, të cilat prej disa ditësh po qarkullojnë në rrjetet sociale.

E pyetur nga gazetarët nëse i ka parë videot, Kryemadhi u përgjigj se po, duke shprehur keqardhje dhe neveri për publikimin e tyre.

Sipas saj, përgjegjësi duhet të mbajnë ai person që i ka regjistruar, ashtu edhe ai që i ka shpërndarë materialet.

“Personi që i ka regjistruar apo ai që i ka shpërndarë duhet të dënohet”, është shprehur Kryemadhi.

Ajo theksoi gjithashtu se jeta private e një individi nuk duhet të jetë objekt gjykimi apo ndërhyrjeje nga të tjerët.

“Askush nuk ka çfarë t’i duhet se çfarë bën dikush në dhomën e vet të gjumit apo me jetën private”, u shpreh Kryemadhi.


Video