Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Garancia pasurore do të jetë një nga aspektet që do të ndryshojnë me paketën e re të Kodit të Procedurës Penale.
Tanimë, ajo do të përcaktohet në bazë të gjendjes financiare të personit, shpjegoi ministri Toni Gogu.
Një hapësirë rezervohet për viktimat e dhunës ku dhunuesi, me vendim gjykate, do të largohet menjëherë nga banesa.
“Kjo reformë nuk e harron as viktimën. Në rastet e dhunës në familje, gjykatës do t’i jepet e drejta ta largojë menjëherë nga banesa personin e dyshuar për dhunë, të ndalojë afrimin me viktimën dhe ta mbajë nën mbikëqyrje. Garancia pasurore do të caktohet sipas gjendjes financiare të personit dhe kur ka rrezik për provat, liria nuk do të blihet me para”, tha Gogu.