PD me sytë nga ambasadori i ri amerikan në Tiranë

28 September 2026, 17:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, shprehet se ambasadori i ri i SHBA-ve në Shqipëri, Eric Wendt, mund të ndikojë në rikthimin e vendit në normalitetin kushtetues.

Gjekmarkaj e cilësoi emërimin e Wendt si një vlerësim që administrata e Presidentit Donald Trump i ka bërë Shqipërisë.

 Sipas tij, përvoja dhe autoriteti i ambasadorit të ri, së bashku me atë që ai e quan politikë të re amerikane ndaj Shqipërisë, mund të sjellin një qasje të re në vend.

Gjekmarkaj tha se hetimet ndaj ish-shefes së SHISH në Shqipëri duhet të kenë shokuar FBI-në dhe organet ligjzbatuese në SHBA.

“Ambasadori i ri i SHBA është një personalitet, një gjeneral, që ka udhëhequr trupa në fronte të nxehta konflikti. Është një vlerësim që i është bërë Shqipërisë nga administrate e Presidenti Trump. Mendoj që autoriteti dhe personaliteti i tij, por edhe politika e re amerikane, e cila e sheh Shqipërinë si një vend mik dhe aleat, do të ndikojë në kthimin e Shqipërisë në shina kushtetuese, në shina normaliteti.

Organe si FBI dhe të tjera veprojnë, kanë marrëdhënie mendoj, kanë marrëdhënie me organet e sigurisë në Shqipëri. Ata duhet të jenë të shokuar për çfarë ka ndodhur në këto nivele, sepse është e pazakontë.

Është sikur shefi i CIA-s të bashkëpunonte me një kriminel të rangut të lartë, apo të kontrollohej nga krimi i organizuar, kjo që ka ndodhur në Shqipëri”, tha Gjekmarkaj në një intervistë. 


Video