Kush janë anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare! (Emrat)

28 September 2026, 08:57Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e thirrur nga Presidenti Bajram Begaj në Pallatin e Brigadave, rikthen në vëmendje përbërjen e organit më të lartë këshillimor për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes në Shqipëri.

Sipas ligjit, Këshilli kryesohet nga Presidenti i Republikës dhe përbëhet nga drejtuesit e institucioneve kryesore të shtetit, të cilët marrin pjesë në diskutimet që lidhen me sigurinë kombëtare, mbrojtjen dhe interesat strategjike të vendit.

Anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare janë:

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj (kryeson Këshillin)

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi

Kryeministri, Edi Rama

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi

Ministri përgjegjës për Punët e Jashtme, Ferit Hoxha

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu

Ministri përgjegjës për Punët e Brendshme, Ervin Demo

Ministri përgjegjës për Financat, Erion Malaj

Ministri përgjegjës për Transportin, Enea Karakaçi

Ministri përgjegjës për Energjinë, Enea Karakaçi

Kryetari i Komisionit parlamentar për Sigurinë dhe Mbrojtjen, Bledar Çuçi

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji

Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit, Elvis Lila

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj

Këshilli i Sigurisë Kombëtare është organ këshillimor që mblidhet nga Presidenti për të shqyrtuar çështje që lidhen me sigurinë e vendit, mbrojtjen kombëtare dhe koordinimin ndërinstitucional në situata me rëndësi të veçantë.


Video