ZYRTARE/ Ancelotti është trajner i Brazilit: Më i madhi i historisë për skuadrën më të madhe të planetit

12 May 2025, 17:16Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
ZYRTARE/ Ancelotti është trajner i Brazilit: Më i madhi i
Carlo Ancelotti

Tani është zyrtare: Carlo Ancelotti është trajneri i ri i Brazilit.

Trajneri italian dhe Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) kanë arritur një marrëveshje për të bashkuar forcat.

Ai do të marrë drejtimin e ekipit kombëtar duke filluar nga 26 maji, sapo të përfundojë La Liga. Pas shumë kthesash e përmbysjesh, të cilat filluan në vitin 2023, Ednaldo Rodrigues, president i CBF-së, po përmbush një nga ëndrrat e tij më të mëdha.

“Carlo Ancelotti në krye të Brazilit është më shumë sesa një vendim strategjik. Është një deklaratë për botën e vendosmërisë sonë për të rifituar vendin e parë në podium. Ai është trajneri më i madh në histori dhe tani po udhëheq ekipin më të mirë kombëtar në planet. Së bashku, do të shkruajmë kapituj të rinj të lavdishëm për futbollin brazilian”, deklaroi Ednaldo Rodrigues, president i CBF-së.

Siç raportoi Diario AS, plani i presidentit brazilian ishte të nënshkruante me italianin më herët këtë javë. Më në fund, Ancelotti arriti një marrëveshje këtë të hënë për të marrë drejtimin e “seleçaos” dhe do të fillojë aventurën e tij të re këtë qershor, gjatë pushimit ndërkombëtar.

Ai ka nënshkruar një kontratë deri në Kupën e Botës 2026 me opsionin për ta zgjatur atë deri në Kupën e Botës 2030.

Ndeshja e parë e italianit në stol do të jetë kundër Ekuadorit më 6 qershor, që korrespondon me javën e 15-të të kualifikueseve të Amerikës së Jugut, ndërsa debutimi i tij në shtëpi do të jetë më 10 qershor në Soo Paulo kundër Paraguait.

Ancelotti mbyll sezonin e tij të dytë te Real Madridi, duke u bërë trajneri me më shumë tituj në historinë e klubit. Ai do t’i thotë lamtumirë klubit me 15 trofe të fituara, tre Liga Kampionësh, tre Superkupa Europiane, një Kupë Ndërkontinentale, dy Kupa Bote për Klube, dy tituj të La Ligës, dy Superkupa Spanjolle dhe një Kupë të Mbretit.

 


Video