
Mes fajtorit për golin e parë të pësuar nga Valverde në Real Madrid-Manchester City apo heroit për mbajtjen të hapur të çështjes së kualifikimit duke pritur penalltinë e Vinicius në rezultatin 0-3, peshorja për Gigio Donnarumma – në gjykimet e dhëna në Angli nga opinionistë dhe tifozë – anon më shumë nga ana e konsiderimit negativ të paraqitjes së portierit të kombëtares italiane. Arsyetimi është se peshon më shumë pasiguria e rëndë që në fakt i hapi rrugën skuadrës së Arbeloa.
Gabimi i Donnarumma në golin e parë të Real
Pyetja që bëjnë shumëkush, duke parë dhe rishikuar aksionin e përfunduar nga Valverde me shmangien e Donnarumma dhe shtytjen e topit në portën bosh, është pse ish-portieri i Milanit e ka tërhequr qartësisht dorën e majtë nga sfera, që dukej lehtësisht brenda mundësive të dorezës së tij. Gjesti është i dukshëm në ripërsëritje: pikërisht kur është gati të ndërhyjë ndaj topit të prekur nga Valverde, portieri 27-vjeçar vendos të mos e kapë, duke e hequr dorën dhe duke i dhuruar në fakt një gol të lehtë uruguaianit, i cili për më tepër ishte në një mbrëmje të jashtëzakonshme siç do ta tregojë tripleta e tij.
Valverde ne topçu ya hastas?y?m ?u çocu?un, pas da inan?lmaz. Donnarumma yumurtlam?? biraz ceza sahas? d???na ç?kt???n? san?p elini çekti toptan pic.twitter.com/BYC5JPlnkq
— Ozzy (@kanaryasoul) March 11, 2026
Pse e la të kalojë topin?
Hipoteza më e mundshme është që Donnarumma në atë moment ka humbur perceptimin e saktë se ku ndodhej, ose më saktë se ku do të përfundonte në momentin kur nisi rrëshqitjen, duke pasur frikë se mund të prekte topin me dorë jashtë zonës.
Është pikërisht ki shpjegimi që jep për episodin Joe Hart, ish-portieri i kombëtares angleze: “Me mendjen e sotme të gjithë do të thonë: ‘Duart e tij janë ende brenda zonës’. Por nga ky kënd ajo që shoh është se Donnarumma është tashmë i hedhur përpara, po del me shpejtësi të madhe dhe mendon: ‘Po ndërhyj me rrëshqitje jashtë zonës’. Pastaj, kur topi i kalon pranë, e kupton se po del nga zona dhe merr një vendim të llogaritur: ‘E di çfarë? Nuk dua të jap një penallti apo të rrezikoj një karton të kuq të drejtpërdrejtë, më mirë të sakrifikoj golin’. Kur ta rishikojë aksionin, do ta kuptojë se mund të përdorte duart, por me vrullin me të cilin po sulmonte atë top mendonte vetëm ‘ndërhyrje, ndërhyrje, ndërhyrje jashtë zonës’, dhe nuk e kuptoi që duart ishin ende brenda zonës”.