“24 orë ujë të pijshëm”, turpi elektoral, edhe me vendim gjykate...
10 Prill, 22:24Fokus
Tri ndeshjet e Champions League, për fazën e 1/8-ve, prodhuan 13 gola të shënuar.
Real Madridi shkëlqeu në shtëpi duke mposhtur Manchester Cityn me rezultatin e pastër 3-0, falë një paraqitjeje të madhe nga Federico Valverdes, i cili shënoi të tre golat brenda pjesës së parë.
Ky avantazh i rëndësishëm i jep besim të plotë madrilenëve për ndeshjen e kthimit në Angli dhe i afron me çerekfinalen.
Në Francë, PSG-ja triumfoi ndaj Chelsea-t me rezultatin 5-2 në një sfidë plot ritëm, përpara udhëtimit në Londër.
Në Norvegji, Bodo Glimt mposhti Sportingun e Lisbonës me shifrat 3-0, duke konfirmuar se mbetet një kundërshtar i rrezikshëm në terrenin e vet.