Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Futbollisti i kombëtares shqiptare ka gjetur golin e parë me fanellën e Granadas në javën e 35-ë të La Ligas përballë Mallorcas.
Granada arriti ta fitonte me rezultatin tenistik 6-2, duke u ngjitur në vendin e 16-të në renditje, dy pikë nga zona e ftohtë.
Murto Uzuni u aktivizua në minutën e '62 të takimit dhe pas 16 minutash lojë në fushën e blertë arriti të shënonte golin e pestë për ekipin e tij.
Në këtë takim ka luajtur gjatë gjithë 90 minutëshit dhe sulmuesi i kombëtares së Kosovës Vedat Muriqi, i cili mban veshur fanellën e Mallorcas, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës.