Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Manchester United shndërrohet në një ekip të rëndomtë jashtë “Old Trafford”. Skuadra e Rangnick u shkatërrua 4-0 përballë Brighton, duke regjistruar disfatën e pestë radhazi në transfertë.
Humbja me “poker” lë jashtë Champions League “Djajtë e Kuq”. Vendasit zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer, teksa shfrytëzuan në maksimum ditën e errët të mbrojtjes së United.
Moises Caicedo zhbllokoi takimin në pjesën e parë. Brighton nuk u ndal në fraksionin e dytë të sfidës, duke gjetur edhe tre herë rrugën e rrjetës me Cucurella, Gross dhe Trossard.
Krizë totale për Manchester United. 56 gola të pësuar në 37 ndeshje kampionat, si kurrë më parë në historinë e tyre në elitën e futbollit anglez.