Unai Emery për festimet e çuditshme të Emi Martinez: Do flas me të kur të rikthehet tek Aston Villa

23 December 2022, 19:29Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Unai Emery për festimet e çuditshme të Emi Martinez: Do flas me
Emiliano Martinez

Emiliano Martinez zhvilloi një Botëror fantastik, ndihmoi Argjentinën me pritjet e tij për të fituar Kupën e Botës, por u kthye në antipatik me festimet e tepruara pas shpalljes kampion në Katar 2022.

Thumbime dhe ironi ndaj tifozëve francezë dhe yllit Kylian Mbappe, më pas edhe nervozizmi ndaj Aurelien Tchouameni përpara penalltisë në finalen kundër Francës, “hile” që dha efekt pozitiv, me mesfushorin e Realit që goditi jashtë.

“Unë jam vërtet i fortë kur vjen puna te goditjet e penalltive, kundërshtarët më respektojnë. E dija shumë mirë që Tchouameni ishte nervoz, ndaj ia largova edhe topin. Funksionoi, ai dështoi komplet tek goditja e tij”, deklaroi portieri i Aston Villa.

Në lidhje me protagonizmin e “Dibu” ka folur edhe Unai Emery, trajneri i tij tek ekipi anglez. “Kur përjeton emocione të mëdha, bëhet e vështirë t’i kontrollosh. Do të ulem të bisedoj me Emilianon javën tjetër në lidhje me festimet e tij.

Unë e respektoj, ai është ende pjesë e Argjentinës në këto momente. Kur të rikthehet tek Aston Villa do të jetë nën përgjegjësinë tonë, kështu që do flas me të”, u shpreh trajneri spanjoll në lidhje me 30-vjeçarin.


Video