Triumf historik për Crystal Palace, fiton për herë të parë FA Cup, tjetër zhgënjim për City-n

17 May 2025, 20:03Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Triumf historik për Crystal Palace, fiton për herë të
Crystal Palace

Crystal Palace është skuadra fituese e FA Cup për sezonin 2024-2025. Kjo është hera e parë që Crystal Palace fiton një trofe gjatë gjithë historisë së klubit.

Skuadra e drejtuar nga Glasner, triumfoi minimalisht në finale ndaj Manchester Cityt, me “qytetarët” që regjistrojnë një tjetër zhgënjim për këtë sezon.

Ky është trofeu i parë në histori i fituar nga Crystal Palace, që përveç kësaj, do të luajë edhe në Europa League për sezonin e ardhshëm.

Golin e vetëm dhe të fitores, e shënoi Eze në minutën e 16-të, ndërsa skuadra e Guardiolës kishte disa raste për barazim, siç ishte penalltia e pjesës së parë e humbur nga Marmush. Crystal Palace falënderoi sepse kështu bëri historinë, ndërsa për Pep Guardiolën, një sezon për t’u harruar.


Video