Dortmund siguron Champions-in në javën e fundit, mbyllet sezoni në Bundesligë

17 May 2025, 18:07Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dortmund siguron Champions-in në javën e fundit, mbyllet sezoni
Borussia Dortmund arrin zonën Champions në fotofinish

Sezoni 2024-2025 ka ulur siparin në Bundesligën gjermane.

Këtë të shtunë u luajtën edhe ndeshjet e fundit, duke dhënë verdiktet përfundimtare.

Bayern Munich e kishte siguruar titullin kampion prej kohësh, ndërsa sezonin e mbylli me fitore spektakolare 4-0 ndaj Hoffenheim.

Në Champions, do të shkojnë gjithashtu edhe Bayer Leverkusen, Eintracht Frakfurt dhe Borussia Dortmund.

Verdhezinjtë e siguruan kualifikimin vetëm në javën e fundit, pas fitores 3-0 ndaj Kiel, ndërsa paralelisht Freiburg u mposht 3-1 nga Frankfurti, duke zbritur në vendin e pestë, i cili i dërgon në Europa League.

Mainz do të luajë në Conference League, ndërsa nga Bundesliga kanë rënë Heidenheim, Kiel dhe Bochum.


Video