Tre emra në garën për President të FSHF-së

11 February 2022, 18:52Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tre emra në garën për President të FSHF-së

Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarizoi këtë të premte emrat që kandidojnë për postin e Presidentit, ku veç presidentit aktual, Armand Dukës janë edhe dy figura të tjera të njohura të botës së futbollit.

Dy emrat në garë janë gazetari Dritan Shakohoxha dhe ish-trajneri, Sulejman Starova.

“Në përfundim të mbledhjes, që erdhi një ditë pas përfundimit të afatit për depozitimin e kandidaturave për postin e Presidentit të FSHF-së dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, pasi u shqyrtuan propozimet e sjella nga anëtarët, rezultoi se për postin e kandidatit për President të Federatës Shqiptare të Futbollit kanë marrë numrin e propozimeve të nevojshëm personat e mëposhtëm: Armand Duka, Dritan Shakohoxha, Sulejman Starova”, thuhet në njoftimin e FSHF.

Kandidatët për anëtar të Komitet Ekzekutiv të FSHF janë 12, të cilët kanë marrë numrin e nevojshëm të propozimeve për të qënë zyrtarisht në garë, sëpaku 2 propozime, janë personat e mëposhtëm:

Abdyl Kuriu, Anila Basha, Arben Dervishaj, Bardhyl Jera, Envi Hicka, Ermal Tahiri, Ervin Canollari, Gjergji Petro, Lutfi Nuriu, Pano Xhixho, Vasil Bicaj, Ylli Ҫekiҫi.

Komisioni i Verifikimit është organi përgjegjës për organizimin dhe mbikëqyrjen e procesit zgjedhor në përputhje me Rregulloren e Asamblesë së FSHF-së dhe kryerjen e kontrollit të integritetit, i miratuar në Asamblen e Përgjithshme të FSHF-së.


Video